Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Spitali Klinik i Tetovës realizon me sukses operacione për korrigjimin e deformimit të kraharorit, Tetova po bëhet qendër referimi

Spitali Klinik i Tetovës realizon me sukses operacione për korrigjimin e deformimit të kraharorit, Tetova po bëhet qendër referimi

Spitali Klinik i Tetovës ka shënuar një tjetër avancim në fushën e kirurgjisë torakale, duke realizuar me sukses ndërhyrje kirurgjikale për korrigjimin e deformitetit të kraharorit, të njohur si Pectus Excavatum, përmes metodës minimalisht invazive, përcjell tetova1

Sipas njoftimit të drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës, Dr. spec. Erzen Elezi, ndërhyrjet janë realizuar nga ekipi kirurgjikal i këtij institucioni, me asistencën dhe ekspertizën e Prof. Dr. Wang Wenlin nga Guangdong, Kinë, i cili cilësohet si një nga ekspertët kryesorë botërorë në këtë fushë.

Elezi thekson se këto zhvillime kanë mbështetjen e vazhdueshme të drejtuesisë së spitalit, me synim avancimin e kapaciteteve profesionale dhe zhvillimin e kirurgjisë moderne.

Një tjetër veçanti është se pacientët që i janë nënshtruar këtyre ndërhyrjeve kanë ardhur nga mbarë vendi, ndërsa sipas drejtorit Elezi, Tetova po shndërrohet në një qendër referimi për këtë lloj trajtimi kirurgjikal.

Lexo edheLajm i mirë nga Roma – Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin, ndërhyrja i shpëton syrin

Njoftimi i plotë:

“Spitali Klinik i Tetovës – Një hap përpara në kirurgjinë torakale!

Me sukses u realizuan ndërhyrje kirurgjikale për korrigjimin e deformitetit të kraharorit (Pectus Excavatum), përmes metodës minimalisht invazive.

Ndërhyrjet u realizuan nga ekipi ynë kirurgjikal, me asistencën dhe ekspertizën e Prof. Dr. Wang Wenlin nga Guangdong, Kinë, i konsideruar si numri 1 në botë në këtë fushë.

Këto ndërhyrje dhe zhvillime të rëndësishme kanë mbështetjen e plotë dhe të vazhdueshme të drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës, Dr. spec. Erzen Elezi, i cili mbështet fuqishëm avancimin e kapaciteteve profesionale dhe zhvillimin e kirurgjisë moderne në institucionin tonë.

Me pacientë të ardhur nga mbarë vendi, Tetova po shndërrohet në qendër referimi për këto ndërhyrje kirurgjikale.

Vazhdojmë të avancojmë kirurgjinë moderne dhe të sjellim standarde ndërkombëtare më pranë pacientëve!”, përfundon Elezi./tetova1.mk

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme