Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka vlerësuar punën e kryetarit të Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, në njëvjetorin e marrjes së mandatit.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kasami ka bërë të ditur se bashkë me funksionarë të VLEN-it, aktivistë dhe bashkëmendimtarë, ka marrë pjesë në prezantimin e punës njëvjeçare të Melës.
Ai ka theksuar se gjatë 12 muajve të fundit në Dibër është punuar më shumë sesa në disa vite paraprake, duke e cilësuar këtë si dëshmi të qasjes qeverisëse të VLEN-it.
“Ky është vizioni ynë për komunat. Më shumë punë, më shumë projekte, më shumë decentralizim”, ka shkruar Kasami.
Lexo edheKasami uron Arkin Jahijin për mandatin e ri: Të punojë për të gjithë qytetarët e Bërvenicës, pa dallim etnie e partieAi ka siguruar se përkrahja e Qeverisë për Dibrën dhe komunat e tjera do të vazhdojë, ndërsa Fisnik Melën e ka cilësuar si shembull të udhëheqësve punëtorë dhe të ndershëm që VLEN-i synon të sjellë në jetën politike.

Më shumë për këtë
Kasami pret në Shkup Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu: Diskutohet për projektet infrastrukturore dhe bashkëpunimin dypalëshMaqedoni · 6 ditë më parë
Kasami për humbjen e Vuçiçit: Ndryshimi politik në Serbi është lajm i mirë për rajoninMaqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











