Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, e ka cilësuar lajm të mirë për rajonin dhe botën demokratike humbjen e Aleksandar Vuçiçit dhe Ivica Daçiqit në zgjedhjet në Serbi, duke përshëndetur ndryshimin politik pas 12 vitesh pushtet autokratik.
Në një postim publik, Kasami ka përgëzuar Koalicionin Shqiptar për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare, duke theksuar se bashkimi dhe bashkëpunimi politik janë çelësi i suksesit të shqiptarëve të Luginës.
“Ky rezultat dëshmoi se forca jonë është te bashkimi, bashkëpunimi dhe bashkëveprimi politik”, ka shkruar Kasami.
Lexo edheNga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë zgjedhjet e mesmandatit
Ai ka shprehur shpresën se zhvillimet e fundit do të hapin një kapitull të ri për Serbinë, ku do të respektohen të drejtat e pakicave, si dhe sovraniteti dhe pavarësia e vendeve fqinje.
Kasami ka theksuar gjithashtu se e ardhmja e rajonit është integrimi në Bashkimin Evropian, ndërsa politikat hegjemoniste, sipas tij, nuk kanë vend në këtë rrugëtim.
Më shumë për këtë
Mexhiti: Në Serbi fitoi ndryshimi, fundi i dominimit të Vuçiqit hap një kapitull të ri për BallkaninMaqedoni · 3 orë më parë
Ivica Daçiq mbetet në fund të pusit: s’e kalon pragun me 2,9% të votave në SerbiRajon · 14 orë më parë
A do t’i pranoj rezultatet e zgjedhjeve? Flet Vuçiçi!Rajon · 16 orë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












