Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar për një vizitë në Dibër, ku së bashku me përfaqësues të pushtetit qendror, ministra, zëvendësministra dhe deputetë, është takuar me kryetarin e Komunës së Dibrës, Fisnik Mela. Në takim janë diskutuar projektet në realizim dhe investimet që i nevojiten komunës.
Sipas Mexhitit, vëmendja është përqendruar tek infrastruktura në qytet dhe në fshatra, zhvillimi i turizmit e i blegtorisë, potenciali i Liqenit të Dibrës, si dhe mundësitë e përfshirjes së diasporës në zhvillimin ekonomik.
Ai ka theksuar se nevojat e komunave kërkojnë angazhim edhe nga pushteti qendror, ndërsa qëllimi i vizitës është të shihet nga afër ecuria e projekteve, pengesat dhe hapat e përbashkët për t’i çuar ato përpara.
“Fisniku dhe qytetarët e Dibrës e kanë mbështetjen tonë për investimet që përmirësojnë jetën e përditshme dhe krijojnë mundësi të reja pune”, ka deklaruar Mexhiti.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












