Kryetari i së Majtës, Dimitar Apasiev, me një postim në rrjetet sociale ka komentuar zhvillimet politike në Bërvenicë, duke e vënë drejtpërdrejt VLEN-in në qendër të përplasjes politike me VMRO-DPMNE-në.
“ВРЕДИ пак го помоча ДПМНЕ, овојпат во Брвеница” (VLEN përsëri e mposhti politikisht VMRO-DPMNE-në, kësaj radhe në Bërvenicë), shkruan Apasiev.
Postimi i tij dëshmon se Bërvenica nuk ishte thjesht një garë lokale, por një zhvillim me jehonë të gjerë politike, ku VLEN-i është faktor i rëndësishëm në skenën politike të vendit.
Kur edhe kundërshtarët politikë flasin për VLEN-in, kjo tregon se pesha e saj politike nuk mund të anashkalohet.
Më shumë për këtë
VMRO-DPMNE-ja pranon humbjen në BërvenicëMaqedoni · 13 orë më parë
Arkin Jahiji kryetar i ri i komunës së BërvenicësMaqedoni · 14 orë më parë
Përplasje pas ndeshjes së basketbollit në Gostivar, ndihmëstrajneri tenton të sulmojë lojtarët kundërshtarëMaqedoni · 16 orë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












