Një incident fizik ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes mes KB Gostivari dhe KB Buteli, në sallën sportive “Mlladost” në Gostivar.
Më 31 tetor, rreth orës 20:00, pas përfundimit të ndeshjes së basketbollit mes KB “Gostivari” dhe KB “Buteli”, ka ndodhur një përplasje mes lojtarëve të të dyja ekipeve.
Sipas informacioneve policore, fillimisht ka pasur shtyrje të ndërsjellë mes basketbollistëve, ndërsa situata është tensionuar më tej.
Gjatë incidentit, ndihmëstrajneri i KB “Gostivari”, P.D., është përpjekur të sulmojë fizikisht lojtarët e ekipit kundërshtar, por është penguar nga të pranishmit.
Lexo edheVozitësi i dehur hyn në drejtim të kundërt në rrugën Gostivar-TetovëPolicia njofton se po ndërmerren masa për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e rastit.
Më shumë për këtë
Aksident në daljen nga Shkupi drejt Tetovës, 25-vjeçarja përplaset me barrierën mbrojtëse – përfundon në spital!Maqedoni · 4 ditë më parë
Përplasje e rëndë në Shkup, një veturë përfundon në barrierën e betonitMaqedoni · 2 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












