Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Dy të mitur sulmojnë dhe grabisin 62-vjeçarin në Tetovë, njëri e plagos me mjet të mprehtë

Dy të mitur sulmojnë dhe grabisin 62-vjeçarin në Tetovë, njëri e plagos me mjet të mprehtë

MPB njofton se më 29.10.2026, në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria dy të mitur, të moshës 17 dhe 16 vjeç, nga Tetova.

Rreth orës 12:30, në afërsi të një qendre tregtare në Tetovë, dy të miturit kanë sulmuar fizikisht M.Sh. (62) nga fshati Odër dhe i kanë marrë para.

62-vjeçari ka arritur ta ndalojë njërin prej tyre, 17-vjeçarin, por gjatë kësaj përpjekjeje ai e ka lënduar me një mjet të mprehtë.

Në momentin e ngjarjes aty ka kaluar një patrullë policore, e cila ka arrestuar 17-vjeçarin. Ndërkaq, pas masave të ndërmarra, në ora 16:15, në rrugën “Jashtë Vardarit” në Tetovë është lokalizuar dhe arrestuar edhe 16-vjeçari.

Lexo edhe15-vjeçari nga Bogovina shtrohet në spital me plagë në bark nga arma e zjarrit, dyshohet se u plagos nga një i mitur

Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor, ndërsa është njoftuar edhe prokurori publik.

Më shumë për këtë

Tmerr në Shkup: Rreth 15 të mitur rrahin brutalisht 13-vjeçarin me sende metalike, ia thyejnë dhembet!Maqedoni · 2 javë më parëVenera Azizi: Ushtarët profesionistë, punësim në ushtri edhe pas moshës 45 vjeçareMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme