Një 15-vjeçar nga fshati Bogovinë i Tetovës është pranuar në Qendrën Klinike në Tetovë me plagë nga arma e zjarrit në pjesën e barkut. Rasti është raportuar dje në SPB Tetovë.
Më vonë, në polici janë paraqitur një baba dhe djali i tij 16-vjeçar, të cilët kanë dorëzuar një pistoletë me karikator të zbrazët.
Sipas deklaratës së babait, plumbi është shkrepur pa dashje nga pistoleta që e mbante djali i tij i mitur.
Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes, në prani të një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Tetovës dhe përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale në Tetovë.
I mituri është ndaluar për procedura të mëtejshme, ndërsa po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të pasojë kallëzimi përkatës.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












