Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Digjet plotësisht një veturë në Pallaticë, lëndohet pronari që tentoi ta shuante zjarrin

Digjet plotësisht një veturë në Pallaticë, lëndohet pronari që tentoi ta shuante zjarrin

Më 20.10.2026, në ora 15:15, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale f. Pallaticë – f. Ozormisht, në një arë buzë rrugës, është përfshirë nga zjarri një veturë e parkuar e pasagjerëve „Volkswagen Golf“ me targa të Tetovës, pronë e M.S. (74) nga f. Pallaticë. Si pasojë e zjarrit, automjeti është djegur plotësisht, si dhe një sipërfaqe me bar të tharë, ndërsa M.S., gjatë tentimit për të shuar zjarrin, ka pësuar djegie dhe është transportuar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore.
Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit Tetovë. Është kryer inspektim nga një ekip hetimor i SPB Tetovë, me ç’rast është konstatuar se M.S. ka qenë duke pastruar arën duke ndezur barin e thatë, pas së cilës zjarri është përhapur dhe ka kapluar automjetin.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme