Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Kush është pronari që paguan këtë pagë? Një shkupjan ka marrë 190.000 euro në muaj!

Kush është pronari që paguan këtë pagë? Një shkupjan ka marrë 190.000 euro në muaj!

Paga më e lartë bruto e paguar në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2025 ka qenë pak më pak se 190.000 euro në muaj, tregon raporti i Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP). Bëhet fjalë për një pagë të paguar në sektorin e nxjerrjes së qymyrit të gurit, e cila në nivel vjetor tejkalon 2,2 milionë euro. Kjo pagë është rreth 2% më e lartë se paga më e lartë e regjistruar një vit më parë.

Pesë pagat më të larta në vend, të gjitha në vlerë prej mbi 2 milionë eurosh bruto në vit, janë paguar në Shkup. Ato i përkasin sektorëve të farmacive, tregtisë me duhan, ushqime dhe pije, spitaleve, si dhe tregtisë me produkte farmaceutike.

 

Të ardhurat më të larta jashtë pagës, të deklaruara si të ardhura shtesë, i ka raportuar një banor i Shkupit, i cili gjatë vitit të kaluar ka përfituar pak më pak se 2 milionë euro bruto në nivel vjetor. Në pesëshen e parë përfshihen edhe tre persona me të ardhura vjetore mbi 1 milion euro, si dhe një person me të ardhura prej 42 milionë denarësh.

 

Sa u përket të ardhurave nga dividentët, shumën më të lartë e ka deklaruar një banor i Gjevgjelisë, i cili vitin e kaluar ka përfituar mbi 4 milionë euro. Një shumë të ngjashme ka deklaruar edhe një banor i Ohrit.

 

Sipas raportit të DAP-it, gjatë vitit 2025 janë përgatitur 863.100 deklarata vjetore tatimore, rreth 83.000 më shumë se në vitin 2024, që përbën një rritje prej 10,6%.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme