Administrata e të Ardhurave Publike (DAP) publikoi të dhënat më të fundit për vitin 2025. Sipas analizës, milioneri më i ri në vend është një fëmijë katërvjeçar, i cili ka fituar një milion denarë nga dividentët, ndërsa më i moshuari është 97 vjeç, përcjell TV21. Të ardhurat i ka siguruar nga pensioni, por edhe nga burime të tjera.
Në analizën e DAP-it thuhet se gjatë vitit 2025 janë dorëzuar mbi 860 mijë deklarata tatimore nga qytetarët, ose 10,6 për qind më shumë se në vitin 2024. Numri më i madh i deklaratave është dorëzuar në Shkup, pasuar nga Shtipi, Prilepi, Manastiri, Tetova dhe Strumica.
Pjesa më e madhe e të ardhurave në vitin 2025 është siguruar nga pagat. Paga më e lartë është paguar në veprimtarinë “Nxjerrja e gurit dhe qymyrit”, në vlerë prej 139 milionë denarësh.
Tri dividentët më të lartë janë më të mëdhenj se paga më e lartë dhe janë paguar nga kompani në Gjevgjeli, Ohër dhe Haraçinë.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












