Ndërprerje të planifikuara të furnizimit me energji elektrike do të ketë nesër, më 30 tetor, në disa pjesë të Tetovës dhe në disa vendbanime të rajonit të Tetovës, përcjell tetova1
Nga ora 06:00 deri në 06:20, pa energji elektrike do të mbeten objektet në pjesën qendrore të Tetovës, nga “Monopoli” deri te stacioni i autobusëve, objektet pranë Qendrës Sportive, “Tetovçanka”, “Palma Mall”, “Trud”, Zona Industriale Teknologjike dhe Zhvillimore (TIRZ), objektet pranë EMO-s, lagjja e banimit, si dhe objektet pranë “Pinos” dhe fabrikës së lëkurës.
Nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në një pjesë të fshatit Çellopek, pranë shkollës në Çellopekun e Epërm, si dhe në një pjesë të Tetovës, në afërsi të SHFK-së “Liria”. Në të njëjtin interval, pa rrymë do të mbeten edhe objektet përgjatë rrugës për në Trebosh.
Në fshatin Merovë, në Komunën e Zhelinës, ndërprerja është paralajmëruar nga ora 09:30 deri në 13:45.
Lexo edheNesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës dhe rrethinës, ndërprerje edhe në Kodrën e DiellitNdërkaq, në një pjesë të fshatit Prelubishtë, në Komunën e Jegunocit, ndërprerja e energjisë elektrike do të zgjasë nga ora 09:45 deri në 13:45./tetova1.mk
Më shumë për këtë
Nesër pa energji elektrike disa vendbanime në Tetovë, Zhelinë dhe Bërvenicë-Ja ku janë paralajmëruar ndërprerjetMaqedoni · 1 javë më parë
Nesër pa rrymë disa pjesë të Grupçinit, Çellopekut dhe BërvenicësMaqedoni · 1 ditë më parë
Nesër pa rrymë disa vendbanime në Tetovë, ndërprerjet deri në pesë orëMaqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.













