Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Lirohen një pjesë e të dyshuarve në rastin “Sante” do të ndiqen në procedurë të rregullt

Lirohen një pjesë e të dyshuarve në rastin “Sante” do të ndiqen në procedurë të rregullt

Një pjesë e personave të arrestuar sot në aksionin për keqpërdorime të dyshuara në Fondin për Sigurim Shëndetësor dhe në spitalin privat “Sante” në Shkup janë lënë të lirë, ndërsa gjykatësi kujdestar i Gjykatës Penale të Shkupit ka vendosur që procedura ndaj tyre do të vazhdojë në rrugë të rregullt, shkruan gazeta KOHA. Në mesin e të liruarve është edhe R.A, 45 vjeç, nga Kumanova, ish-kryetar i Këshillit Drejtues të Fondit për Sigurimt Shëndetësor.

Aksioni u zhvillua nga Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë MPB-së, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Kallëzimi penal përfshin 11 persona fizikë dhe një person juridik, ndërsa gjatë bastisjeve në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, tetë persona u privuan nga liria. Gjatë kontrolleve u sekuestruan rreth 50 mijë euro dhe telefona celularë.

Në qendër të hetimit janë dyshimet për parregullsi në lidhjen dhe zbatimin e një kontrate për operacione të syve në spitalin privat “Sante”. Sipas organeve të ndjekjes, dy drejtorë të atëhershëm të Fondit për Sigurim Shëndetësor, Orhan Ramadani dhe Den Donçev, së bashku me një përfaqësues të institucionit privat shëndetësor, në vitin 2020 kanë lidhur kontratë në kundërshtim me procedurat dhe aktet e brendshme të Fondit. Dyshime për parregullsi janë ngritur edhe për miratimin e saj nga kryetari i Bordit Drejtues.

Prokuroria dhe policia pretendojmë se institucioni shëndetësor, përmes futjes së të dhënave të pavërteta në sistemin elektronik dhe përgatitjes së faturave me përmbajtje të pavërtetë, i ka faturuar të njëjtat shërbime si ndaj Fondit, ashtu edhe ndaj pacientëve.

Lexo edheLehtësohen procedurat për privatizimin e tokave nën objekt

Sipas këtyre dyshimeve, pacientëve, përveç pjesëmarrjes ligjore, u është kërkuar të paguajnë edhe çmimin privat të operacioneve, pa u treguar se shërbimet ishin arkëtuar edhe nga Fondi.

Hetimi përfshin gjithashtu dyshime për mosdorëzim të raporteve mbi parregullsitë e konstatuara, shtyrje të kontrolleve dhe mosndjekje të arkëtimit të gjobave kontraktuale. Sipas kallëzimit, këto lëshime kanë mundësuar vazhdimin e pagesave ndaj institucionit shëndetësor.

Dëmi i pretenduar ndaj buxhetit të Fondit për Sigurim Shëndetësor vlerësohet në rreth 104.8 milionë denarë, ose afërsisht 1.7 milionë euro, si dhe 525 mijë denarë të tjerë për gjoba kontraktuale të paarkëtuara.

Organet e ndjekjes dyshojnë se gjatë periudhës 2022-2025, institucioni shëndetësor ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme rreth 261.3 milionë denarë, përkatësisht 4.25 milionë euro. Nga skema e dyshuar e faturimit të dyfishtë, sipas kallëzimit, janë dëmtuar nga 3 mijë deri në 4 mijë pacientë. (koha.mk)

Më shumë për këtë

Gjykata rrëzon arrestimet e policisë: Lirohen 27 protestuesit e ndaluarShqiperi · 1 javë më parë10 të arrestuar dhe 22 të proceduar në Tiranë, policia jep detaje: 8 efektivë të lënduarShqiperi · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme