Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Qoku: I japim fund kontratave, dorëzova projektligjin për rregullimin e statusit të punonjësve të administratës

Qoku: I japim fund kontratave, dorëzova projektligjin për rregullimin e statusit të punonjësve të administratës

Koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku përmes një njoftimi në rrjetet sociale njoftoi se sot ka nënshkruar dhe ka dorëzuar Propozim-Projektligjin për transformimin e marrëdhënies së punës në marrëdhënie të rregullt pune.

Sipas tij, propozimi synon të adresojë një problem që prej vitesh prek mijëra qytetarë, duke theksuar se punonjësit e administratës publike meritojnë dinjitet dhe siguri në vendin e punës.

Ai pretendoi se punonjësit janë shfrytëzuar dhe shantazhuar përmes vendeve të punës, duke shtuar se kjo praktikë, sipas tij, duhet të marrë fund.
“Ky propozim është edhe një hap drejt dinjitetit dhe sigurisë për të gjithë ata që prej vitesh presin zgjidhjen e këtij problemi”, u shpreh Qoku.

Ai theksoi se do të vazhdojë angazhimin parlamentar për adresimin e kërkesave të qytetarëve përmes zgjidhjeve ligjore.(INA)

Lexo edheRregulla të reja për administratën: Dy vlerësime negative, humbje e vendit të punës!

Më shumë për këtë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrataMaqedoni · 32 minuta më parëAlbi Qamili nënshkruan kontratat me OJQ-të përfituese nga thirrja publike e Komunës së TetovësMaqedoni · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme