Detaje të reja dalin nga hetimi për dy grabitjet me pasoja vdekjeje në lagjet Hrom dhe Gjorçe Petrov të Shkupit, ku humbën jetën një 62-vjeçar dhe një 76-vjeçare.
Sipas informacioneve të TV Telma, të arrestuarit gjatë marrjes në pyetje në polici i kanë pranuar veprat. Burime të hetimit bëjnë të ditur se në njërin rast kanë marrë pjesë dy persona, ndërsa në tjetrin tre. I arrestuari i katërt dyshohet se ishte shoferi që i transportonte, por ai ka deklaruar se nuk kishte dijeni për planet e pasagjerëve.
Në automjetin e shoferit janë gjetur një xhaketë dhe sende të tjera që lidhen me grabitjet. Gjithashtu, në shtëpitë e viktimave janë zbuluar gjurmë ADN-je që dyshohet se u përkasin të arrestuarve. Hetuesit disponojnë edhe incizime nga kamerat e sigurisë.
Rasti i parë u zbulua më 22 tetor, kur në një shtëpi në Hrom u gjet i vdekur një 62-vjeçar me shenja dhune. Më 27 tetor, në shtëpinë e saj në Gjorçe Petrov u gjet e vrarë një 76-vjeçare.
Lexo edhe2 viktimat në ‘Gjorçe Petrov’ Shkup, dyshohet se ishin lidhur para vdekjes, hetohen ngjashmëritë mes rasteveMPB-ja konfirmoi arrestimin e katër personave: A.S. (22), H.E. (20) dhe K.A. (58) nga Shkupi, si dhe M.R. (26) nga Strumica. Për ta është kërkuar paraburgim afatshkurtër për kompletimin e provave.
Më shumë për këtë
Arrestohen tre persona për dy vrasjet në Gjorçe PetrovMaqedoni · 1 ditë më parë
Momenti kur Policia arreston Albert Sylajn në Deçan – dyshohet për vrasjen e kunatës së tij, Arlinda Zekajt, në PejëLajme · 17 orë më parë
60-vjeçarit i zhduken 139.474 denarë nga llogaria bankare, dyshohet për transaksione të paautorizuara në internetMaqedoni · 2 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.













