Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Kasami uron Arkin Jahijin për mandatin e ri: Të punojë për të gjithë qytetarët e Bërvenicës, pa dallim etnie e partie

Kasami uron Arkin Jahijin për mandatin e ri: Të punojë për të gjithë qytetarët e Bërvenicës, pa dallim etnie e partie

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, i ka uruar Arkin Jahijit marrjen e detyrës së kryetarit të Komunës së Bërvenicës, duke i dëshiruar mandat të suksesshëm dhe të mbarë.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Kasami ka theksuar se kryetari i ri duhet t’u qëndrojë besnik premtimeve parazgjedhore dhe të punojë për të gjithë qytetarët, pa dallim përkatësie partiake, fetare apo etnike.

 

Lexo edheArkin Jahiji kryetar i ri i komunës së Bërvenicës

“Qytetari ka gjithmonë të drejtë, pavarësisht motiveve me të cilat gjykojnë. Kjo duhet respektuar”, ka shkruar Kasami.

 

Ai ka theksuar gjithashtu se VLEN-i, si pjesë e koalicionit qeverisës, do të jetë pranë qytetarëve të Bërvenicës për të gjitha çështjet që janë në kompetencë të Qeverisë.

 

“Vazhdojmë me punë për të gjithë qytetarët pa dallim!”, ka përfunduar Kasami.

Më shumë për këtë

Voton kandidati shqiptar për Bërvenicën, Arkin Jahiji: Pres fitore sonteMaqedoni · 1 ditë më parëNësër me bismilah gjithë me Arkin Jahiji në Bervenicë…Opinione · 2 ditë më parëArkin Jahiji: Më 1 nëntor të votojmë për ndryshim dhe dinjitet në BërvenicëMaqedoni · 5 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme