Trendy

14 shoferë të dënuar për parkim të gabuar në Tetovë dhe Gostivar

Para 5 muaj

Më 17 qershor 2025, në rajonin e SPB Tetovë është zhvilluar një aksion kontrolli ndaj drejtuesve të automjeteve dhe veturave të parkuara gabimisht.

Gjatë kontrollit janë dënuar gjithsej 14 shoferë për parkim të gabuar (9 në Tetovë dhe 5 në Gostivar), prej të cilëve 10 automjete (5 në Tetovë dhe 5 në Gostivar) janë larguar me automjetin e posaçëm “marimangë”.

Përveç këtyre, janë shqiptuar edhe 24 gjoba për lloje të tjera shkeljesh të rregullave të trafikut (5 në Tetovë dhe 19 në Gostivar). Policia thekson se kontrollet do të vazhdojnë në ditët në vijim me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.

Trending