Të martën në ora 14:40 në rrugën “Lubo Bozhinovski Pish” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar nga Tetova. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, zyrtarët policorë kanë ndaluar një moped me targa të Tetovës, të cilin ai po e drejtonte, dhe pas kontrollit të kryer është konstatuar se e drejtonte pa pasur patentë shoferi. Shoqërimi në polici është kryer në prani të prindit të tij G.S., ndërsa mopedi është konfiskuar. Ndaj tij do të vijë padi përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Trending










