Trendy

17-vjeçari nga Tetova humb kontrollin me moped dhe aksidentohet, voziste pa patentë shoferi

Para 4 ditë

Më 15.06.2026 rreth orës 23:10 në rrugën “Luboten” në Tetovë, një i mitur 17-vjeçar nga Tetova, duke drejtuar një moped, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Pas aksidentit, i mituri ka shkuar në Spitalin Klinik të Tetovës për t’iu ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa më vonë, për shkak të drejtimit të mopedit pa patentë shoferi, ai është privuar nga liria dhe në prani të prindit, inspektorit për të mitur dhe avokatit, me të është zhvilluar bisedë zyrtare, ndërsa mopedi është sekuestruar.

 

Trending