Maqedoni

Qeveria propozon ligj ku nxënësit e shkollave të mesme detyrohen ta këndojnë himnin shtetëror

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

December 12, 2024, 12:12

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, respektivisht Ministria e Arsimit ka dorëzuar në Kuvend propozim ligj që obligon nxënësit e shkollave të mesme në vendin tonë që në fillim dhe në fund të vitit shkollorë ta intonojnë himnin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Edhe pse propozimi mban firmën edhe të zëvendës ministrit të Arsimit Lulzim Aliu, ai nuk morri pjesë në komisionin parlamentar për arsim.

Kundër këtij propozimi ka reaguar deputetja e Frontit Europian, Rina Ajdari. Sipas saj, deputetët e VLEN-it po edhe funksionarët e këtij koalicioni në Qeveri nuk pyeten fare për propozim ligjet që dorëzohen në parlament.

“Propozimi që kërkon intonimin e himnit të shtetit në cdo aktivitet dhe në fillim e në përfundim të vitit shkollorë është një masë që na duket realisht e pa arsyeshme ne e respektojmë himinin e shtetit pork jo dispozitë i shton presionet ndaj nxënësve shqiptar për faktin se në himnin e shtetit nuk përmendet asnjë element i identitetit tonë kulturor” – tha Rina Ajdari.

Për Ministren e Arsimit dhe Shkencës që vjen nga VMRO-DPMNE-ja Vesna Janevska të gjithë që jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet duhet t’i respektojmë simbolet kombëtare të këtij shteti.

“Ne si përfaqësues të një shteti jemi krenarë me simbolet tona kombëtare me himnin, flamurin dhe stemën. Të gjithë që e ndjejnë këtë shtet si të vetin dhe të gjithë që kanë synime të punojnë për ardhmërinë e këtij shteti duhet t’i respektojnë simbolet e shtetit” – tha Vesna Janevska.

Kundër këtij vendimi është edhe deputeti nga Lidhja Social Demokrate, Fatmir Bytiqi, i cili vlerëson si masë populiste këtë propozim dhe thotë se kjo vjen në mungesë të propozimeve reale që do të ndryshojnë arsimin në vendin tonë.

“Në fakt është dëshmi e mos pasjes të fokusit të kësaj Qeverie, realisht edhe koncepti se cka duhet të bëhet në arsim. Unë si një prej deputetëve të opozitës, pyes se cfarë kjo zgjidhje ligjore që duan ta implementojnë do të sjellë në përmirësimin e rangimit të shtetit tonë në PISA testimet, a do e bën arsimin më cilësorë dhe a do i bën nxënësit tonë më konkurues në nivel rajonal dhe global. E di se edhe intonimi i himnit dhe valvitja e flamujve është e rëndësishme të ndjehesh pjesë e shtetit dhe ta duash shtetin më shumë por shteti dhe Qeveria duhet të adresojnë disa cështje që janë më jetike për nxënësit se sa cështjet që janë për momentin vetëm se formë” – tha Bytyqi.

Ndryshe, propozim ligji në fjalë sot ka kaluar në komisionin ligjvënës me shumicë votash. Në komision rastësishtë apo jo nuk mori pjesë asnjë përfaqësues i VLEN-it. Nga Frontit Europian paralajmërojnë se do të bllokojnë miratimin e këtij ligji skandaloz duke dorëzuar rreth 10 mijë amendamente. /tvklan.mk/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_6863
Liga e Kampionëve vjen sot me nëntë ndeshje interesante – vëmendja në Dortmund dhe Torino
IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_0896
Teoritë konspirative për zjarret në Los Angeles: Plan për krijimin e një qyteti të ri nga Inteligjenca Artificiale
IMG_0894
Alarm portokalli: Javën e ardhshme temperaturat do të bien deri në minus 10 gradë
IMG_0893
Sela: Servilizmin nuk e kemi as traditë e as zakon
IMG_0885
Burrë e grua humbën jetën në zjarr në RMV
IMG_0871
Nis zgjerimi i rrugës Tetovë-Prizren
IMG_0870
Rruga në Vizbeg e gjitha me baltë nga shiu e bora