Një 21-vjeçar nga fshati Batincë i Komunës së Studeniçanit është arrestuar pasi u kap duke vozitur me shpejtësi marramendëse prej 244 kilometra në orë në autostradën Shkup–Gjevgjeli.
Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur më 13 qershor 2026, rreth orës 20:00, afër fshatit Miletkovë të Gjevgjelisë, ku policia gjatë kontrollit me radar ka konstatuar se I.R. drejtonte një veturë BMW me targa të Shkupit me shpejtësi dyfish më të madhe se kufizimi i lejuar prej 120 km/h.
Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Gjevgjeli, automjeti i është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.(INA)










