Trendy

26-vjeçari nga Bogovina përfundon në spital pas sulmit fizik

Para 1 minutë

Një 26-vjeçar nga Bogovina është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës me lëndime të shkaktuara nga një sulm fizik.

 

Rasti është denoncuar në orët e para të 19 shtatorit nga mjeku kujdestar i Repartit të Kirurgjisë.

 

Pas mbërritjes së policisë është konstatuar se bëhet fjalë për A.I. (26) nga Bogovina.

 

Policia po punon për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave që kanë kryer sulmin.

Trending