Trendy

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë së shpejti, çmimet e benzinës do të bien shumë poshtë

Para 3 orë

Presidenti amerikan Donald Trump tha se beson se lufta me Iranin do të përfundojë së shpejti dhe se, pas përfundimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, çmimet e karburanteve pritet të bien në nivelet e para përshkallëzimit, madje edhe më poshtë.

Trump përsëriti gjithashtu qëndrimin e tij se Irani nuk duhet të pajiset me armë bërthamore, duke argumentuar se për të shumica e njerëzve do të kishin mundësinë të votonin midis uljes së çmimeve të benzinës dhe lejimit të Iranit të pajiset me armë bërthamore, do të isha i sigurt se parandaluar një skenar të tillë bota mund të duhet të përballojë përkohësisht çmime më të larta të benzinës.

“Unë besoj se nëse shumica e njerëzve do të kishin mundësinë të votonin midis uljes së çmimeve të benzinës dhe lejimit të Iranit të pajiset me armë bërthamore, do të isha i sigurt se shumica do të ishte dërrmuese. Bota nuk dëshiron që Irani të pajiset me armë bërthamore”, tha Trump. Presidenti amerikan deklaroi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara po e fitojnë luftën me Iranin dhe se përfundimi i konfliktit do të ndikonte në uljen e çmimeve të karburanteve.

Deklaratat e Trumpit erdhën në një moment kur raportimet mbi humbjet amerikane në konflikt po shkaktonin debat. Sipas një raportimi të The Washington Post, numri i ushtarëve amerikanë të vrarë gjatë luftës ishte më i lartë se shifra e bërë publike nga Pentagoni. Në një zhvillim tjetër, Trump njoftoi se CNN, MS NOW dhe Politico do të ndalohen nga Shtëpia e Bardhë, duke i akuzuar këto media për publikimin e asaj që ai e cilësoi si “lajme të rreme” për administratën e tij.

Në një postim në Truth Social, Trump tha se masa hynte në fuqi menjëherë dhe argumentoi se mediat nuk duhet të lejohen të “shkruajnë ose transmetojnë vazhdimisht trillime dhe gënjeshtra” gjatë raportimit për presidentin, administratën e tij apo Shtetet e Bashkuara. Shtëpia e Bardhë nuk dha menjëherë detaje se si do të zbatohej vendimi dhe nëse ai do të prekte të gjitha format e aksesit të gazetarëve apo vetëm akreditimet dhe aktivitetet e caktuara.

Në postimin e tij, Trump sulmoi gjithashtu CNN, MS NOW dhe Politico dhe paralajmëroi se mund të ketë masa të ngjashme ndaj mediave të tjera.

Trending