Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se lufta me Iranin pritet të përfundojë së shpejti, pa dhënë detaje konkrete se kur mund të ndodhë kjo apo si mund të arrihet një marrëveshje mes palëve.
Në një intervistë për radion Kansas City Radio, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të mesit të mandatit për Kongresin amerikan, të planifikuara për 3 nëntor, Trump foli për zhvillimet lidhur me Iranin dhe mundësinë e përfundimit të konfliktit.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur çmimet e larta të karburanteve në SHBA dhe debati për luftën me Iranin mbeten çështje të rëndësishme në vend.
Trump theksoi se Uashingtoni kërkon garanci nga Teherani se “nuk do të furnizojë armë bërthamore në asnjë rrethanë”.
Lexo edheTrump: Nuk po negociojmë me Iranin, diçka do të ndodhë “shumë shpejt”Ai gjithashtu pretendoi se çmimet e naftës do të bien me shpejtësi menjëherë pas përfundimit të luftës.
Më shumë për këtë
Trump kërcënon Kubën: Pasi të përfundojmë me Iranin, do të merremi edhe me juLajme · 5 ditë më parë
Donald Trump kërkon të bëjë Orbanin shef të OKB-sëLajme · 4 ditë më parë
Ambasadori amerikan: SHBA mund të godasë Iranin që këtë fundjavë!Lajme · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












