Presidenti amerikan Donald Trump ka mbrojtur vendimin e administratës së tij për të vazhduar operacionet ushtarake kundër Iranit, duke deklaruar se ishte Teherani ai që nisi konfliktin me Shtetet e Bashkuara. Kreu i Shtëpisë së Bardhë e cilësoi armëpushimin e mëparshëm si një “humbje kohe”, duke argumentuar se ndërhyrja ushtarake ishte e nevojshme për sigurinë kombëtare amerikane.
Gjatë një tubimi elektoral të zhvilluar të hënën në Corinth të Misisipit, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, Trump mbështeti deklaratën e një kongresmeni republikan, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara nuk ishin përgjegjëse për nisjen e luftës.
“Ne nuk e filluam luftën me Iranin. Irani e filloi luftën me ne”, deklaroi presidenti amerikan, duke mbrojtur qëndrimin e administratës së tij ndaj Teheranit.
Lexo edheDonald Trump kërkon të bëjë Orbanin shef të OKB-sëTrump iu përgjigj gjithashtu kritikave për pasojat ekonomike të konfliktit, veçanërisht për rritjen e çmimeve të naftës dhe karburanteve, një nga çështjet që kanë dominuar debatin politik amerikan përpara zgjedhjeve.
Presidenti pranoi se kishte qenë i vetëdijshëm për mundësinë e një rritjeje të konsiderueshme të çmimeve, por këmbënguli se kjo nuk mund të pengonte vendimet e administratës së tij në fushën e sigurisë.
Më shumë për këtë
Nipi i “10-shit të UÇK-së”, betohet si ushtar i FSK-së – ishte ndër rekrutët me arritjet më të larta akademikeLajme · 4 ditë më parë
Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik, IRGC lëshon paralajmërim të ri për ushtrinë amerikaneLajme · 5 ditë më parë
Rregulla të reja për administratën: Dy vlerësime negative, humbje e vendit të punës!Maqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












