Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Bill Clinton: Vajza ime Chelsea e ka lexuar Kuranin kur ishte 15 vjeçe. Ja çka më mësoi!

Bill Clinton: Vajza ime Chelsea e ka lexuar Kuranin kur ishte 15 vjeçe. Ja çka më mësoi!

Ish presidenti amerikan Bill Clinton dënoi retorikën kundër myslimanëve dhe diskriminimin ndaj tyre gjatë një fjalimi në Qendrën e Adhurimit Koinonia në Florida, përcjell TV21.

 

Ai tregoi se vajza e tij, Chelsea Clinton e kishte lexuar Kuranin kur ishte adoleshente dhe i kishte treguar për një pjesë. Sipas tij, mesazhi i Kuranit është se popuj të ndryshëm janë vendosur në Tokë për t’u njohur dhe për të mësuar nga njëri-tjetri, e jo për ta nënçmuar njëri-tjetrin.

 

“Jam i lodhur nga njerëzit që i nënçmojnë myslimanët, vetëm pse janë myslimanë. Kurani thotë…dhe këtë e kam dëgjuar për herë të parë nga vajza ime e cila e lexoi Kuranin nga fillimi deri në fund kur ishte 15 vjeçe. Dhe ajo më tha, babi, lexoje këtë: Allahu vendosi njerëz të ndryshëm në botë jo për të urryer njëri-tjetrin, por që të njohin njëri-tjetrin dhe të mësojnë nga njëri-tjetri. Ka aktorë të mirë në secilën fe sepse jemi qenie njerëzore me të meta, por luftërat religjioze, luftërat kulturore…jam i lodhur. Por ka një dallim të madh mes të qenit i lodhur dhe të dorëzuarit”, tha Clinton.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme