Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Netanyahu: Erdogan mendon se do të ringjallë Perandorinë Osmane

Netanyahu: Erdogan mendon se do të ringjallë Perandorinë Osmane

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli nuk do të tërhiqet përballë ambicieve të Turqisë, duke akuzuar presidentin turk Recep Tayyip Erdogan se synon të rikthejë ndikimin e Perandorisë Osmane në rajon.

 

Në një intervistë për televizionin izraelit Channel 14, Netanyahu tha se nuk është Izraeli që kërkon përballje me Turqinë, por Ankaraja që, sipas tij, po ndjek një politikë gjithnjë e më konfrontuese.  I pyetur nëse doktrina e përditësuar e sigurisë së Izraelit mund të përfshijë sulme ushtarake parandaluese kundër Turqisë, kryeministri izraelit nuk pranoi të zbulonte planet e ardhshme ushtarake. Ai kujtoi se Izraeli ka vepruar edhe më parë në mënyrë parandaluese, kur ka vlerësuar se kundërshtarët mund të fitonin kapacitete që përbëjnë kërcënim serioz.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme