Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Trump ka një rival të ri në horizont: 39-vjeçari që po çmend demokratët dhe po trazon politikën amerikane

Trump ka një rival të ri në horizont: 39-vjeçari që po çmend demokratët dhe po trazon politikën amerikane

Senatori demokrat nga Xhorxhia, Jon Ossoff (39), po shndërrohet në një nga figurat më të përfolura të Partisë Demokratike. Me paraqitjen që kujton familjen Kennedy, popullaritetin në rrjetet sociale dhe kritikat ndaj Donald Trumpit për korrupsion, emri i tij po përmendet gjithnjë e më shumë në kontekstin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2028.

Ossoff fitoi bindshëm në zgjedhjet e fundit për Kongresin amerikan, ndërsa republikanët praktikisht kishin hequr dorë nga gara përballë tij. Fitorja ka shtuar zërat brenda Partisë Demokratike që e shohin si një kandidat të mundshëm për Shtëpinë e Bardhë.

Ish-presidenti Barack Obama e mbështeti publikisht në një tubim më 28 tetor, duke bërë edhe një krahasim me familjen Kennedy për shkak të pamjes dhe karizmës së tij.

Por ajo që e dallon Ossoffin është mesazhi politik: korrupsioni dhe pasurimi i pushtetarëve në kurriz të qytetarëve.

Lexo edheSHBA, demokratët marrin kontrollin e Kongresit, Trump do të përballet me një realitet të ri politik

Ai e akuzon administratën Trump se po e shfrytëzon pushtetin për interesa personale, duke e lidhur korrupsionin drejtpërdrejt me problemet ekonomike të amerikanëve, nga çmimet e barnave deri te shpenzimet shëndetësore.

“Po, sistemi është i manipuluar. Por Trump nuk po e çmonton këtë sistem, po e manipulon përsëri – kësaj radhe për veten e tij”, është një nga mesazhet e tij më të përhapura.

Strategjia e Ossoffit po krahasohet me atë të Peter Magyarit në Hungari dhe protestave studentore në Serbi, ku korrupsioni është vendosur në qendër të debatit politik.

Sipas analizës së publikuar nga mediat amerikane, kjo temë mund të bëhet një nga shtyllat kryesore të fushatës demokrate për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Megjithatë, Ossoff deri tani i ka mohuar ambiciet presidenciale. Ai deklaron se synon të fitojë një mandat tjetër në Senat dhe se nuk ka interes të kandidojë për president.

Por emri i tij tashmë është futur në diskutimet për pasardhësin e mundshëm të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Më shumë për këtë

Trump humbi zgjedhjet e mesmandatit, reagon Irani: Amerikanët i thanë ‘JO’ luftësLajme · 3 orë më parëBill Clinton i parashikoi të ardhmen 19 vite më parë, shoku i tij demokrat e tradhtoi në prag të zgjedhjeve: Historia e Abdul El-Sayed, muslimanit të parë në Senatin amerikanLajme · 5 orë më parëObama reagon pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit: Amerikanët duan ndryshimLajme · 13 orë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme