Kryetari i Parlamentit iranian dhe kryenegociatori i Teheranit në bisedimet me Shtetet e Bashkuara, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka reaguar ndaj qëndrimit të votuesve amerikanë në zgjedhjet e mes mandatit.
Ghalibaf në një mesazh në platformën X, e interpreton qëndrimin e votuesve amerikanë si një kundërshtim të luftës dhe paralajmëron Uashingtonin të respektojë vullnetin e tyre.
Ai lidh kundërshtimin e luftës me shqetësimet morale dhe ekonomike të qytetarëve amerikanë. Sipas tij, pavarësisht nëse votuesit udhëhiqen nga ndërgjegjja apo nga shqetësimet për koston e jetesës, mesazhi i tyre është kundër vazhdimit të konfliktit.
“Ndërgjegje apo kosto e jetesës, amerikanët i thanë JO LUFTËS dhe ne e mbështesim këtë mesazh. Nëse qeveria amerikane tradhton vullnetin e saj publik për t’u shërbyer paguesve dhe shantazhuesve ndërkombëtarë, ajo do të mësojë se JO-ja jonë vjen me një makth”, shkroi ai në X.
Lexo edheObama reagon pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit: Amerikanët duan ndryshimDeklarata e Ghalibaf vjen pas humbjeve të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit. Ai e interpreton rezultatin si një refuzim të luftës me Iranin nga elektorati amerikan, megjithëse ky mbetet vlerësimi i tij politik dhe jo një përfundim që mund të nxirret vetëm nga rezultati i votimit.
Më shumë për këtë
Fituesi më i madh i zgjedhjeve në SHBA mund të jetë Teherani, Irani përfiton nga dobësimi politik i TrumpitLajme · 3 orë më parë
Bill Clinton i parashikoi të ardhmen 19 vite më parë, shoku i tij demokrat e tradhtoi në prag të zgjedhjeve: Historia e Abdul El-Sayed, muslimanit të parë në Senatin amerikanLajme · 3 orë më parë
Trump: Nëse amerikanët lodhen prej meje, shpërngulem në Izrael dhe bëhem kryeministërLajme · 1 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












