Udhëheqësi i një shoqërie për kontrolle teknike të mjeteve motorike dyshohet se ka përvetësuar mjete të mbledhura për detyrime publike gjatë regjistrimit të mjeteve, duke i siguruar kështu firmës një përfitim të paligjshëm pasuror prej 41.518.042 denarësh.
Administrata e Policisë Financiare ka paraqitur kallëzim penal kundër M.N. pranë Prokurorisë Themelore Publike në Tetovë, për dyshime të bazuara për vepër penale të vazhduar “Përvetësim në shërbim”.
Sipas Policisë Financiare, i dyshuari në periudhën nga 1 janari 2022 deri më 31 dhjetor 2025 ka shfrytëzuar autorizimin e shoqërisë për kryerjen e kontrolleve teknike dhe ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme paratë e mbledhura nga qytetarët dhe kompanitë, të cilat ishin të destinuara për subjekte të tjera.
Me këtë veprim, sipas kallëzimit, janë dëmtuar komunat, Ministria e Mjedisit Jetësor, Shërbimi për Ndihmë dhe Informim, Kryqi i Kuq dhe Këshilli Republikor për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor.
Lexo edheHetim për mbi 260 milionë denarë – Spital privat dyshohet se arkëtonte para edhe nga Fondi Shëndetësor, edhe nga pacientëtPolicia Financiare thekson se udhëheqësi, për të fshehur gjurmët, gjatë viteve 2022 dhe 2024 ka kryer edhe shlyerje të paligjshme të detyrimeve për detyrime publike në shumën totale prej 17.090.623 denarësh.
Në këtë mënyrë, sipas Administratës, në evidencën kontabël ka ulur borxhin ndaj subjekteve të përmendura dhe ka treguar detyrime më të vogla për detyrimet publike.
Më shumë për këtë
VENDIM URGJENT/ Banka Popullore merr kontrollin e Alta Bankës në Manastir – vendoset limit 10.000 denarë në javë për qytetarët!Maqedoni · 4 ditë më parë
Mbi 70 mijë subjekte afariste kanë realizuar qarkullim prej 226 478 milionë denarë në vitin 2025Maqedoni · 6 ditë më parë
Dyshohet se planifikonin sulm terrorist në Gjermani, në mesin e të dyshuarve edhe një kosovar 19-vjeçarLajme · 5 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












