Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Deputetja Musa: Investimet dhe projektet konkrete po ndryshojnë Bogovinën, mbështetja institucionale do të vazhdojë

Deputetja Musa: Investimet dhe projektet konkrete po ndryshojnë Bogovinën, mbështetja institucionale do të vazhdojë

Deputetja dhe nënkryetarja e VLEN-it, Mimoza Musa, ka vizituar Komunën e Bogovinës, së bashku me bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, si dhe funksionarë, ministra, deputetë dhe përfaqësues të institucioneve.

Gjatë vizitës, delegacioni është njohur nga afër me projektet dhe investimet që po realizohen në këtë komunë, përfshirë përurimin e rrugëve në Pirok dhe Kallnik, punimet në sallat sportive, investimet në arsim dhe projektet infrastrukturore.

„Përurimi i rrugëve në Pirok dhe Kallnik, punimet në sallat sportive, investimet në arsim dhe projektet infrastrukturore dëshmojnë përkushtimin për zhvillimin e Bogovinës. Mbështetja institucionale dhe bashkëpunimi do të vazhdojnë, me synimin që çdo vendbanim të ketë kushte më të mira dhe perspektivë më të zhvilluar“, ka deklaruar Mimoza Musa.

Në fund, Musa ka uruar kryetarin e Komunës së Bogovinës, Feti Abazi, dhe ekipin e tij për punën dhe angazhimin.

Më shumë për këtë

Mexhiti: Dibra ka mbështetjen tonë për investime dhe zhvillim ekonomikMaqedoni · 3 ditë më parëKasami pret në Shkup Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu: Diskutohet për projektet infrastrukturore dhe bashkëpunimin dypalëshMaqedoni · 1 javë më parëMexhiti: Koalicioni qeverisës i fokusuar te zgjidhjet dhe projektet, jo te zgjedhjetMaqedoni · 11 orë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme