Drejtori i Kullosave, Bashkim Hasani nga radhët e VLEN-it, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, ku ka krahasuar dy vitet e qeverisjes aktuale me periudhën e kaluar.
Hasani ka renditur si arritje të kësaj periudhe rritjen e pagave, avancimet në punë, punësimet dhe realizimin e projekteve nëpër komuna, ndërsa ka theksuar se gjatë kësaj kohe nuk ka pasur, sipas tij, burgosje dhe vrasje politike.
Në krahasimin me të kaluarën, ai ka përdorur tone kritike, duke përmendur vjedhjet dhe keqpërdorimet, ndërsa ka komentuar edhe zërat për zgjedhje të parakohshme.
Hasani thotë se, po të varej nga ai, zgjedhjet do të mbaheshin që nesër, duke argumentuar se dallimi mes qeverisjeve shihet në rezultate dhe jo në zhurmë e akuza.
Lexo edheDurmishi: Paga minimale u rrit për 3.479 denarë, rritje 67% më e lartë krahasuar me periudhën e qeverisjes së kaluar“Sepse dallimi shihet në rezultate, jo në zhurmë e në shpifje”, ka shkruar Hasani.
Më shumë për këtë
Rritje pagash për ushtarët dhe punonjësit e mbrojtjes: Misajllovski paralajmëron rritje prej 10% në vitin 2027!Maqedoni · 2 ditë më parë
Marim Mema: Nuk kam synime politike, misioni im është Bashkimi Kombëtar!Shqiperi · 5 ditë më parë
Qoku: I japim fund kontratave, dorëzova projektligjin për rregullimin e statusit të punonjësve të administratësMaqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












