Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka refuzuar kundërshtimin e VMRO-DPMNE-së lidhur me vendvotimin 2038 në fshatin Çellopek të Komunës së Bërvenicës.
Kundërshtimi kishte të bënte me kërkesën për anulimin e votimit në këtë vendvotim, ku kandidati i AKI-së, Arkin Jahiji, kishte marrë 391 vota, ndërsa kandidati i VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski, vetëm 13 vota.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Bërvenicës u zhvilluan në dy rrethe, më 18 tetor dhe 1 nëntor. Në raundin e dytë, Arkin Jahiji doli fitues me 4.442 vota, kundrejt 4.177 votave të Radiçevskit, duke siguruar një epërsi prej 265 votash.
Me refuzimin e kundërshtimit të VMRO-së, kontestimi për vendvotimin në Çellopek nuk u pranua nga KSHZ-ja.
Më shumë për këtë
Apasiev: VLEN dominoi në Bërvenicë, edhe kundërshtarët e vërejnë fuqinë e sajMaqedoni · 3 ditë më parë
Nesër pa rrymë disa pjesë të Grupçinit, Çellopekut dhe BërvenicësMaqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












