Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Nuk ka lodhje për vendëlindjen, ka vetë dashuri-mërgimtarët e Çellopekut pas votimeve kthehen në Zvicër

Nuk ka lodhje për vendëlindjen, ka vetë dashuri-mërgimtarët e Çellopekut pas votimeve kthehen në Zvicër

Mërgimtarët shqiptarë nga Çellopeku, të cilët u kthyen në vendlindje për të marrë pjesë në procesin zgjedhor në Komunën e Bërvenicës, pas përfundimit të votimeve po rikthehen në Zvicër, aty ku jetojnë dhe veprojnë, përcjell tetova1

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata kanë shprehur mirënjohjen për qytetarët që treguan unitet dhe qytetari gjatë procesit zgjedhor, duke e cilësuar këtë përvojë si dëshmi të dashurisë dhe përkushtimit ndaj vendlindjes.

Në mesazhin e tyre, mërgimtarët kanë uruar të gjithë banorët e komunës, ndërsa kryetarit të ri, Arkin Jahiji, dhe ekipit të tij i kanë dëshiruar suksese në mandatin e ardhshëm.

Ata gjithashtu kanë falënderuar diasporën për kontributin e dhënë, duke theksuar se tashmë është koha që fitorja të pasohet me punë.

Lexo edheMërgimtarë shqiptarë nga Evropa mbërrijnë në Bërvenicë për të votuar në zgjedhjet e nesërme

“Nuk ka lodhje për vendlindjen, ka vetëm dashuri”, është mesazhi që përcjellin mërgimtarët e Çellopekut, të cilët edhe një herë dëshmuan lidhjen e fortë me vendin e tyre të origjinës.

Postimi i plotë:

“Nuk ka lodhje për vendlindjen, ka vetëm dashuri.

Urime të gjithë banorëve të komunës sonë, që treguan unitet dhe qytetari të nivelit më të lartë. Bashkërisht treguam se si mund të zhvillohet një proces demokratik në mënyrën më të mirë të mundshme.

Zoti i shpërbleftë të gjithë ata që kontribuuan në këtë fitore. Mërgatën tonë Zoti e ruajt nga çdo gjë e keqe.

Kryetarit të ri të komunës, z. Arkin Jahiji, dhe ekipit të tij i dëshirojmë suksese në mandatin e ardhshëm.

Tani duhet punë.

Suksese!  #urime”/tetova1.mk

Më shumë për këtë

Nesër pa rrymë disa pjesë të Grupçinit, Çellopekut dhe BërvenicësMaqedoni · 4 ditë më parëDalja në votime në Bërvenicë deri në orën 13:00 është 27,81%! 7,31% më e lartë se në raundin e parëMaqedoni · 9 orë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme