Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

BDI-Dibër: Një vit farsë dhe përvetësim meritash, ku janë projektet e reja të Fisnik Melës?

BDI-Dibër: Një vit farsë dhe përvetësim meritash, ku janë projektet e reja të Fisnik Melës?

Bashkimi Demokratik për Integrim dega në Dibër, ka reaguar pas prezantimit të punëve dhe projekteve të realizuara nga pushteti lokal, duke e cilësuar atë si një prezantim partiak dhe jo si llogaridhënie para qytetarëve, përcjell tetova1

Nga BDI-Dibër pretendojnë se disa prej projekteve të prezantuara, përfshirë asfaltimin e bulevardit, rrugën e Kërçovës dhe rrugët në disa fshatra, janë projekte dhe fonde të siguruara gjatë qeverisjes së kaluar të BDI-së.

Sipas reagimit, edhe ujësjellësi në Mogorçë dhe projektet infrastrukturore nëpër fshatra janë procese të trashëguara, të cilat, sipas tyre, po prezantohen si arritje të mandatit aktual.

BDI-Dibër ka sfiduar publikisht Fisnik Melën që të publikojë qoftë edhe një kontratë apo projekt kapital të nënshkruar prej tij gjatë këtij mandati.

Lexo edheKasami në përvjetorin e mandatit të Melës: Dibra po ndryshon, Fisniku model i udhëheqjes që sjell VLEN-i

Reagimi i plotë:

“1 VIT FARSË DHE PËRVETËSIM MERITASH NË DIBËR

Prezantimi i mbrëmshëm në Dibër nuk ishte llogaridhënie për qytetarët, por një tubim i dëshpëruar partiak. Për të fshehur dështimin dhe rënien politike, sollën në skenë Mexhitin, Kasamin e Ibrahimin dhe mbushën sallën me punonjës administrate nën presion të hapur për vendin e punës.

Edhe vetë raporti i prezantuar nxori në shesh mashtrimin:
Asfalti në bulevard, rruga e Kërçovës, si dhe rrugët në Budulec, Kosovrast, Otishan e Konjarë janë projekte dhe fonde të siguruara nga qeverisja e kaluar e BDI-së.

Ujësjellësi në Mogorçë dhe projektet infrastrukturore nëpër fshatra janë procese të trashëguara që po shiten paturpësisht si punë të reja.

Pjesa tjetër e prezantimit ishte thjesht punë rutinore komunale, vjedhje meritash të huaja dhe premtime boshe të shtyra deri në qershor të vitit 2027!

E sfidojmë publikisht Fisnik Melën: le të bëjë publike qoftë edhe një kontratë apo projekt të vetëm kapital të nënshkruar nga dora e tij në këtë mandat.
Dibranët nuk mashtrohen me punët e huaja dhe as me fushata të sajuara!”, përfundojnë nga BDI-Dibër./tetova1.mk

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme