Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

MPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investime

MPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investime
PrintIM

Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda pranë Byrosë për Siguri Publike, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, mori pjesë në një operacion të koordinuar ndërkombëtar kundër një rrjeti kriminal transnacional, të përfshirë në mashtrime të organizuara me investime përmes internetit.

Operacioni u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe gjyqësor, me mbështetjen dhe koordinimin e Europolit dhe Eurojust-it. Në të morën pjesë autoritetet kompetente nga Gjermania, Qiproja, Finlanda, Shqipëria, Izraeli, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Si rezultat i aksionit të koordinuar, në vende të ndryshme janë arrestuar shtatë persona të dyshuar, janë kryer bastisje në 17 lokacione dhe janë sekuestruar më shumë se 100 serverë, si dhe dëshmi të tjera elektronike dhe mjete që lidhen me aktivitetet kriminale.

Sipas të dhënave të deritanishme, dëmi financiar i shkaktuar tejkalon katër milionë euro, ndërsa viktima të mundshme janë identifikuar në të paktën 50 shtete të botës.

Lexo edheImran Abazi, arbitri nga Novosella e Komunës së Bogovinës, pjesë e turnirit ndërkombëtar të UEFA-s U17 në Qipro!

Pjesëmarrja në këtë operacion ndërkombëtar dëshmon angazhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe forcimin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar.

Më shumë për këtë

Mashtrim me platformë të rreme investimi! Qindra qytetarë të prekur, kallëzim penal ndaj dy personaveMaqedoni · 4 ditë më parëKanali kishte qindra abonentë! Qytetarë të Maqedonisë dyshohet se u mashtruan me investime të rreme, kallëzim penal ndaj dy personaveMaqedoni · 4 ditë më parëKëshilltarët e AKI-së nuk marrin pjesë në debatin publik për pronën e zjarrfikësve në Tetovë, ja arsyetimi i tyreMaqedoni · 2 orë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme