Arbitri nga fshati Novosellë, Komuna e Bogovinës, Imran Abazi, po përfaqëson denjësisht vendin në arenën ndërkombëtare të arbitrimit.
Abazi ishte pjesë e ekipit të arbitrimit në turneun ndërkombëtar të organizuar nga UEFA për përfaqësueset U17, i cili u zhvillua në Qipro nga 26 tetori deri më 3 nëntor.
Gjatë këtij turneu, arbitri tetovar ndau drejtësinë në tri përballje të rëndësishme, ku në fushë u prezantuan përfaqësueset e Qipros, Rumanisë, Ishujve Faroe dhe Japonisë.
Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën e tij, por ambiciet e Imran Abazit nuk përfundojnë këtu. Ëndrra dhe synimi i tij është që një ditë të ndajë drejtësinë edhe në ndeshjet më të mëdha të futbollit botëror, mes klubeve më të njohura në arenën ndërkombëtare.
Lexo edheMPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investime

Komentet
Bëhu i pari që komenton.












