Gjatë intervistës së tij me gazetaren Maria Tadeo në Euronews Enlargement Summit në Bruksel, Kryeministri Edi Rama komentoi rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian dhe rolin rajonal të Serbisë.
Ai theksoi se, ndonëse integrimi i Serbisë në BE është i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit, Beogradi zyrtar duhet të tregojë rezultate konkrete, të përmbushë kushtet e panegociueshme të Bashkimit Evropian, si dhe të njohë Kosovën.
“Ajo çfarë di është që fituesi në Beograd nuk tregon hapjen për mua dhe shqiptarët, që është njohja e çështjes së Kosovës. Kjo nënkupton që muzika në Beograd nuk do të ndryshojë.
Jemi pjesë e një rajoni që ende nuk është plotësisht anëtar i BE-së dhe ne jemi ata që dëgjojmë leksione, nuk japim leksione, por Serbia është një pjesë e rëndësishme e mozaikut të Ballkanit Perëndimor.
Lexo edheSerbia drejt zgjedhjeve vendimtare, studentët sfidojnë pushtetin e VuçiçitKam qenë avokat që nuk duhet ta lëmë Serbinë të shkojë në drejtimin e gabuar dhe të braktisë projektin evropian. Nga ana tjetër, e dimë si shkojnë gjërat.
Na duhet Serbia të jetë me ne, të jetë pjesë e fqinjësisë dhe të jetë pjesë e plotë e BE-së, por duhet të tregojë rezultate dhe ta meritojë këtë përkatësi, duke realizuar atë që është e panegociueshme me BE-në’, u shpreh Rama.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












