Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Ndryshonte notat, fshinte provimet dhe regjistronte semestra kundrejt parave, aksion policor në Shtip dhe Shkup

Ndryshonte notat, fshinte provimet dhe regjistronte semestra kundrejt parave, aksion policor në Shtip dhe Shkup

Policia e Shtipit që nga orët e mëngjesit po zhvillon kontrolle në disa lokacione në Shtip dhe Shkup, për shkak të dyshimeve për manipulime me provime, nota dhe procedura të tjera administrative në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip.

Sipas informacioneve jozyrtare të siguruara nga televizioni Sitel, nën dyshime është një person i cili ka qenë i punësuar në universitet si drejtues i sektorit të IT-së.

Dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore, në këmbim të shumave të caktuara të parave, ai ka kryer ndërhyrje të paligjshme në sistemin universitar. Ndërhyrjet dyshohet se kanë përfshirë regjistrimin e pikëve nga provimet, fshirjen e notave dhe mundësimin e regjistrimit të semestrave për studentë që nuk i plotësonin kushtet e nevojshme.

Sipas informacioneve fillestare, këto shërbime u janë ofruar kryesisht studentëve nga Turqia, të cilët në numër të konsiderueshëm studiojnë në universitetin e Shtipit.

Lexo edheAksion i madh policor në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, mësohen emrat e të arrestuarve!

Burime të Sitel bëjnë të ditur se gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një shumë e madhe parash.

Deri më tani, Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë konfirmim zyrtar për rastin dhe as detaje për ndonjë arrestim të mundshëm. Informacione të tjera priten pas përfundimit të aksionit policor.

Më shumë për këtë

Aksion policor në disa qytete të Maqedonisë së Veriut: Nën hetim një spital privat dhe punonjës të Fondit të ShëndetësisëMaqedoni · 5 ditë më parëAksion policor në një lokal në Tetovë, pronarit i gjenden 15 paketime me lëndë të bardhë pluhurMaqedoni · 2 javë më parëShkup, aksion policor kundër drogës: Arrestohen 12 personaMaqedoni · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme