Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Rrahje masive mes tifozëve maqedonas në Shkup, një i plagosur

Rrahje masive mes tifozëve maqedonas në Shkup, një i plagosur

Rrahje masive mes grupeve tifoze maqedonase në Shkup, një i plagosur transportohet me urgjencë

Një përleshje masive ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkup, në afërsi të Qendrës Sportive “Jane Sandanski”, në lagjen Aerodrom.

Sipas raportimit të “360 Stepeni”, përleshja ka ndodhur në kryqëzimin mes bulevardit “ASNOM” dhe rrugës “Vasko Karangeleski”, ku janë përfshirë disa persona.

Nga pamjet e publikuara shihet prania e ekipeve policore në vendngjarje, ndërsa një person i lënduar është parë i shtrirë në rrugë. Pas pak minutash, në vendngjarje ka arritur edhe një ekip i Ndihmës së Shpejtë, i cili e ka transportuar të lënduarin drejt një institucioni shëndetësor.

Lexo edheRrahje masive në Parlamentin e Armenisë: Fluturuan karriget dhe grushtet, një deputet doli me hundë të përgjakur (Video)

Dyshohet se në përleshje janë përfshirë grupe tifozësh maqedonas, megjithatë kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

“360 Stepeni” raporton se ka kërkuar informacione nga Ministria e Punëve të Brendshme, por deri në publikimin e raportimit nuk kishte marrë përgjigje.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme