Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, ka deklaruar se përderisa partia e tij është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.
Deklaratën e bëri sot në Koçan, ku së bashku me udhëheqësinë e partisë prezantoi rezultatet e punës dyvjeçare të ZNAM-it, në kuadër të takimeve me qytetarët.
Duke komentuar kërkesat dhe debatet e fundit lidhur me dhënien e provimit të jurisprudencës, Dimitrievski tha se qëndrimi i partisë është i qartë dhe nuk do të ndryshojë.
“Përderisa ZNAM është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës do të jepet në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, në gjuhën maqedonase. Mund të ketë kërkesa, presione dhe spekulime të ndryshme, por qëndrimi ynë është i qartë. Këto janë vijat tona të kuqe dhe nuk do të tërhiqemi prej tyre”, deklaroi Dimitrievski.
Lexo edheMickoski: Pjesa me gojë e provimit të jurisprudencës duhet të zhvillohet në gjuhën maqedonaseAi shtoi se për parimet që përfaqëson partia e tij nuk pranon kompromise që bien ndesh me Kushtetutën dhe ligjet.
Më shumë për këtë
Azizi: Jo vetëm provimi i jurisprudencës, por të gjitha provimet profesionale do të jepen në gjuhën shqipe!Maqedoni · 2 javë më parë
Kambovski: Propozimi për provimin e jurisprudencës është racionalMaqedoni · 2 javë më parë
Mevlan Ademi: Provimi i Jurisprudencës mbetet në maqedonisht, studentët paralajmërojnë rikthim në rrugëMaqedoni · 2 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












