Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Zgjedhjet në Bërvenicë, Sulejmani: BDI po manipulon derisa politikat konstruktive të VLEN-it i dhanë komunë shtesë

Zgjedhjet në Bërvenicë, Sulejmani: BDI po manipulon derisa politikat konstruktive të VLEN-it i dhanë komunë shtesë

Driton Sulejmani nga koalicioni VLEN, në emisionin “Debat në Shenja”, lidhur me zhvillimet politike pas zgjedhjeve në Bërvenicë, tha se populli e ka dhënë verdiktin e tij dhe se në këtë rast ka fituar demografia. Sipas tij, rezultati zgjedhor nuk duhet të marrë konotacione të tjera politike, pasi gjatë fushatës janë hapur tema që nuk kanë të bëjnë me pushtetin lokal.

Sulejmani kritikoi BDI-në për hapjen e temave kombëtare gjatë zgjedhjeve lokale, duke i cilësuar ato si përpjekje për manipulim politik.

“Kur BDI nxit tema kombëtare, bën manipulim. Nuk janë zgjedhjet lokale për tema kombëtare, ato janë zgjedhjet parlamentare”, deklaroi Sulejmani.

Ai iu përgjigj edhe kritikave ndaj VLEN-it për destruktivitet, duke theksuar se politikat konstruktive të koalicionit kanë mundësuar sigurimin e një komune më shumë për BDI-në.

Lexo edheImeri Stafai pas zgjedhjeve në Bërvenicë: Ne nuk ndërtojmë politikë mbi armiqësi dhe përjashtim!

“Për shkak të politikave konstruktive të VLEN-it, ju sot keni një komunë më shumë. Dhe tani na akuzoni për destruktivitet”, u shpreh ai.

Duke folur për zhvillimet pas zgjedhjeve lokale 2025, Sulejmani tha se Haqim Ramadani ka hequr dorë nga simbolet partiake, ndryshe nga Arkin Jahiu. Ai shtoi se kandidati i VLEN-it ka shkuar për ta uruar dhe për t’i dhënë mbështetje.

Në lidhje me deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski, Sulejmani vlerësoi se ato mund të jenë pjesë e folklorit parazgjedhor dhe paszgjedhor. Ndërsa sa u përket marrëdhënieve brenda Qeverisë, ai theksoi se qeverisja nuk është ndërtuar për një komunë të vetme dhe se zhvillimet në nivel lokal nuk ndikojnë në raportet mes partnerëve qeveritarë.

“Qeveria nuk është përpiluar për një komunë. Ngjarjet në komunë nuk i prishin raportet”, deklaroi Sulejmani.

Më shumë për këtë

Për shkak të zgjedhjeve në Bërvenicë, Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur deri në orën 19:00Maqedoni · 4 ditë më parëNga Tirana në politikën amerikane! Kush është Joe Hoxha, shqiptari që fitoi zgjedhjet e SHBA-sëShqiperi · 9 orë më parëFituesi më i madh i zgjedhjeve në SHBA mund të jetë Teherani, Irani përfiton nga dobësimi politik i TrumpitLajme · 1 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme