Me datë 24.05.2025 në ora 12.10, zyrtarë policorë të SPB Tetovë dhe NjP Tearcë kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të personit B.S. (35) nga fshati Sllatinë e Tetovës, i cili një ditë më parë rreth orës 23:50 është arrestuar në rrugën lokale në mes të fshatit Xhepçishtë dhe f.Varvarë për shkak të sulmit ndaj policëve të cilët ishin duke kryer detyrën zyrtare.
Gjatë bastisjes u gjetën dhe sekuestruan dy peshore dixhitale dhe pesë qese me lëndë pluhuri të bardhë. Pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.





