Një ngjarje e rëndë që ka tronditur opinionin publik ka ndodhur mesditën e së premtes në Kumanovë, ku një debat familjar ka degjeneruar në dhunë fizike ndaj një nëne.
Sipas njoftimit zyrtar nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, më datë 05.09.2026, rreth orës 14:20, një 48-vjeçare është paraqitur në polici për të denoncuar makthin që ka përjetuar brenda mureve të shtëpisë së saj. Mësohet se rreth orës 12:00, ajo është sulmuar fizikisht nga djali i saj 26-vjeçar, me iniciale M.Xh., në bashkëpunim me nusen e tij, B.R.
Arsyet që çuan në këtë përplasje të dhunshme mes anëtarëve të familjes mbeten ende të paqarta. Organet e rendit kanë nisur menjëhatë hetimet dhe po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ligjore për të zbardhur tërësisht rrethanat e këtij incidenti të rëndë. (TvFesta)











