Trendy

Karateisti Kan Berisha shkëlqen në Prishtinë, shkupjani fiton vendin e parë në Kampionatin Mbarëkombëtar

Para 2 muaj

Karateisti Kan Berisha nga Shkupi ka fituar vendin e parë në Kampionatin Mbarëkombëtar Shqiptar, i cili u mbajt në Prishtinë me rastin e festave të nëntorit, përcjell TV21. 7-vjeçari përfaqësoi klubin “Forca” nga Shkupi, nën drejtimin e trajnerit Muharrem Imeri. I riu nga Shkupi triumfoi në kategorinë e kadetëve, deri në moshën 11 vjeç.

Nga klubi bëjnë të ditur se Berisha shënoi një sukses të jashtëzakonshëm në kampionatin ku morën pjesë 63 klube, sidomos duke pasur parasysh se me këtë sport merret vetëm prej një viti. Vlen të theksohet se Berisha së fundmi, mori vendin e parë edhe në Turneun Ndërkombëtar të Karatesë në Tetovë.

Trending