Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Zbardhet rasti i sulmit me armë në një shtëpi në Tetovë, arrestohen tre persona të dyshuar

Zbardhet rasti i sulmit me armë në një shtëpi në Tetovë, arrestohen tre persona të dyshuar

Më 10.08.2026 në orën 14:45, në rrugën Tetovëfshati Sellcë, rajoni i Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.Xh.(34) nga fshati Sellcë, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Domethënë, ai dyshohet se më 08.08.2026 rreth orës 04:20, nga një moped me të cilin po lëvizte, ka shtënë me disa plumbash nga një pushkë automatike drejt shtëpisë familjare të Sh.B.(48), e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Lexo edheArrestohet në Spanjë kosovari i dyshuar për grabitjen e shtëpive të futbollistëve të Barcelonës

Lidhur me ngjarjen, më 10.08.2026 në periudhën prej orës 20:00 deri në 22:55, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, me urdhër gjyqësor, kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të personit D.S.(44) në Tetovë. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar 66 fishekë municion gjuetie të kalibrit 12 mm, dy helmeta, dy kamera për video-monitorim dhe një kartë memorie. Për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale ndihmë sipas nenit 24 dhe veprës penale prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armsë ose lëndëve plasëse sipas nenit 396 të Kodit Penal, është privuar nga liria F.S.(58) nga Tetova. Gjithashtu, lidhur me ngjarjen, në orën 23:40 në SPB Tetovë është paraqitur vetë F.S.(31) nga Tetova. Të tre personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihen kallëzimet përkatëse.

Më shumë për këtë

Shkup, aksion policor kundër drogës: Arrestohen 12 personaMaqedoni · 3 ditë më parëGrubi doli nga arresti shtëpiak, pritje me fishekëzjarre dhe tymueseMaqedoni · 2 javë më parëArtan Grubit i hiqet arresti shtëpiak, por gjykata nuk ia kthen pasaportënMaqedoni · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme