Maqedoni

54 të burgosur dhe rreth 70 persona të sëmurë kanë votuar deri tani në Tetovë

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

April 23, 2024, 02:04

54 persona që vuajnë dënim në burgun e Tetovës, por edhe rreth 70 persona të sëmurë dhe të palëvizshëm realizuan të drejtën e tyre të votës.

Personat e burgosur votuan që nga ora 7 e mëngjesit brenda hapësirës së burgut, ndërsa një ekip mobil i Komisionit Zgjedhor Komunal, ka lëvizur nëpër shtëpitë e atyre që janë të pamundur.

“Në burgun e Tetovës votojnë 54 të burgosur. Kemi një numër të personave prej 69 që janë paraqitur për ta realizuar të drejtën e tyre një ditë para zgjedhjeve në kushte shtëpiake. Shtatë persona kemi që kanë votuar e që janë të angazhuar si anëtar të këshillit zgjedhor në përfaqësitë diplomatike, kemi katër persona që janë jashtë përkujdesjes familjare, dhe dy persona të shpërngulur jashtë vendit”, tha Nazmi Dauti, Komisioni Zgjedhor Komunal.

Në zgjedhjet e nesërme në Tetovë të hapura do të jenë gjithsej 117 vendvotime, ndërsa drejtën vote kanë 86.405 persona.

Sa iu përket komunave për rreth, në komunën e Bogovinës, në 38 vendvotime të drejtë vote kanë 28.570 votues, në Zhelinë, 25.132 në 35 vendvotime, në Komunën e Tearcës 22.421 persona me të drejtë vote në 30 vendvotime, në Bërvenicë në 24 vendvotime të drejtë vote kanë 15.897 persona dhe në komunën e Jegunocit, të drejtën e votës mund ta shfrytëzojnë 10.000 votues në gjithsej 21 vendvotime.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë

Më shumë nga kategoria

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
IMG_1761
Donald Trump edhe zyrtarisht president i ri i SHBA-së
IMG_1758
Trump betohet si presidenti i 47-të i Amerikës
IMG_1756
Njihuni me kandidatin e veçantë për deputet në Kosovë, synon veshjen kombëtare ta fus në Kuvend: Do t’i vesh për 365 ditë
IMG_1752
14 profesorë marrin vendime pune në Tetovë, Kasami: Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit
IMG_1748
“Konkursi”, rënie e dukshme e interesimit për policë
IMG_1738
Kocevski: Procedura ndaj Artan Grubit vazhdon edhe pse është në arrati