Më 26.06.2026 në orën 10:20 në SPB Tetovë, një 67-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një person e gjinisë femërore nga fshati Negotinë e Pollogut, e cila rrejshëm prezantohej si profesoreshë universiteti.
Denoncuesi në disa raste gjatë tre muajve të kaluar i ka huazuar asaj 3.400 euro, sepse gjoja vajza e saj kishte pësuar një aksident trafiku në Francë dhe i nevojiteshin paratë për kurim. Ndërkohë, ai ka marrë vesh se ajo e kishte mashtruar, pas së cilës e ka denoncuar rastin në polici. Po merren masa për zbardhjen e rastit.










