Trendy

Mexhiti: 200 milionë euro për rrugën Shkup–Bllacë, ky është dallimi mes fjalëve dhe veprave

Para 7 ditë

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka njoftuar një investim të madh infrastrukturor që pritet të afrojë akoma më shumë Maqedoninë e Veriut me Kosovën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mexhiti bëri të ditur se janë ndarë 200 milionë euro për ndërtimin dhe rregullimin e aksit rrugor Shkup–Bllacë–Prishtinë.
Sipas tij, ky projekt tregon qartë përkushtimin e qeverisë aktuale për të kaluar nga premtimet në dëshmi konkrete në terren.

“Ky është dallimi mes fjalëve dhe veprave. Mes premtimeve t’thata dhe projekteve që ndryshojnë jetën e qytetarëve. Kjo është qeverisja jonë. Çdo premtim i mbajtur, çdo angazhim i kthyer në punë,”ka deklaruar Mexhiti.

Mexhiti ka shtuar se investimet e këtilla bëhen me qëllim të zhvillimit të shtetit, forcimit të ekonomisë dhe krijimit të lidhjeve më të afërta mes dy vendeve. Ai theksoi se ndërtimi i këtyre kilometrave rrugë hap horizonte të reja dhe krijon mundësi më të mëdha për brezat që vijnë.
Ky njoftim ka nxitur reagime të shumta te qytetarët në rrjetet sociale. Përderisa një pjesë e mirëpresin projektin duke uruar për fillimin e punimeve, të tjerë shprehin skeptizëm dhe ngrenë pyetje nëse ky projekt do të ndikojë apo do të bllokojë projektet e tjera të rëndësishme infrastrukturore, siç janë korridoret e tjera rrugore në vend.

Trending