Shumë objekte banimi, garazhe, tenda, parkingje dhe objekte të ndryshme janë regjistruar pa leje gjatë vitit të fundit në Maqedoninë e Veriut. Numri i objekteve pa leje të regjistruara është 911
“Gjatë vitit 2025, numri më i madh i objekteve të ndërtuara pa leje 96.1% janë në pronësi private, ndërsa numri më i madh i objekteve të ndërtuara pa leje 18.6% janë objekte për banim”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Përveç 169 objekteve pa leje për banim, pa leje janë ndërtuar edhe 110 mbindërtime, 116 objekte afariste, 79 garazhe, 164 gardhe, 9 shkallë, 6 terrasa, 22 veranda, 113 tenda, 17 objekte përkohshme dhe 106 objekte ndihmëse.
Te 169 objektet e banimit, 128 janë rezidenciale, 24 për banim dhe 17 për pushim.(Portalb)










